Vllaznia mori mbremjen e sotme nje fitore te madhe ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne finalen e dyte ndaj Teutes. Ajo kishte humbur me 18 pike ndeshjen e pare, ndersa sot fitoi me 19 pike diference pikerisht me rezultatin e pergjithshem 90-71.

Ka qene nje ndeshje e pergatitur ne menyren e duhur nga stafi teknik i skuadres shkodrane dhe trajneri Damian Bekteshi jo me kot eshte shprehur shume i lumtur per kete sukses nderkohe qe ka premtuar se do te tentojne te njejten gje edhe ne ndeshjen e trete ne Durres.

“Ishte një fitore e madhe për ne, elektrizuese më mirë të themi, me të gjithë publikun e mrekullueshëm që ishte sonte, nuk kishte si të bëhej më bukur. Kjo fitore shkon për ta, për rikthimin e tyrë në pallatin e sportit dhe pse jo, t’i shpërblejmë me fitore të tjera. Ky është basketbolli!

Në Durrës gabuam ne, këtu djemtë luajtën me shpirt, sic e patë. Gjithcka shkoi përfekt. I kemi studiuar pikat e tyre të dobëta dhe të forta, u munduam t’i bllokojmë ato pika të forta dhe ja arritëm suksesit. Djemtë japin maksimumin, ato thjesht kanë nevojë të luajnë.

Dhanë maksimumin e tyre, Shestani, Memcaj, ashtu edhe Rakaj dhe them që i dhanë një dorë të madhe ekipit tonë. Shpresoj që edhe në finalet e tjera djemtë të japin maksimumin dhe ta mbyllim me sukses”./SHKODRA-SPORT.COM/