Ditë rinovimesh te Laçi! Pas firmës të portierit Mario Dajsinani, ka ardhur zyrtarizimi i rinovimit edhe me trajnerin Shpëtim Duro.

Laçi po bën një sezon të shkëlqyer, pasi ka siguruar prej javësh vendin e dytë në Superiore dhe ka arritur deri në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Duro u rikthye te Laçi më datë 7 prill dhe i ka drejtuar kurbinasit në 8 ndeshjet e fundit. Gjithashtu, Duro ishte trajner i Laçit nga muaji dhjetor i 2020-ës, deri më gusht të 2021-it, duke e ndërtuar praktikisht vetë skuadrën që ka tani në dispozicion.

Ky rinovim i trajnerit 62-vjeçar, vjen dy javë para finales së Kupës së Shqipërisë, ku Laçi do të ketë përballë skuadrës e Vllaznisë.