Vllaznia do te perballet te shtunen ne shtepi me Egnatian, ne nje ndeshje ku synojne te rikthehet te fitorja.

Tashme fatet e Vllaznise, sa i perket Europes permes kampionatit, nuk jane me ne doren e saj, pasi duhet te shpresoje qe ne dy javet e mbetura, te gabojne kundershtaret qe jane me siper ne renditje, si Partizani dhe Kukesi.

Megjithate, per aq kohe sa matematika ua lejon, ne kampin shkodran nuk kane ndermend te heqin dore nga ky objektiv, pasi kujtojme se ne loje eshte edhe finalja e Kupes se Shqiperise ndaj Laçit, por se pari duhet te marrin piket maksimale ne javet e mbetura ndaj Egnatias dhe Kastriotit.

Ne loje jane edhe gjashte pike dhe ne leter jane te gjitha shanset qe diçka e tille te ndodhe, sepse perballe kane kundershtare, qe nuk kane me asnje objektiv.

Fillimisht presin Egnatian dhe me pas luajne ne transferte ndaj Kastriotit, dy skuadra qe i kane mbyllur synimet e tyre dhe po kalojne nje moment te dobet ne kampionat. Ne keto kushte, gjashte pike ne keto dy ndeshje, jane nje detyrim, me dy ekipe qe do te ndeshesh thjesht sa per te mbyllur kampionatin.

Me pak fjale, gjashte piket e fundit jane me se te arritshme dhe me pas te shohin se si do te dalin kundershtaret e tjere. Megjithate, fillimisht duhet fituar ndeshja me Egnatian, sepse ne te kundert te gjitha llogarite rrezohen poshte dhe shanset per te shkuar ne Europe permes kampionatit, thuajse zerohen.
Maringlen ZHIVANI