Interi ka siguruar firmën e një futbollisti të rëndësishëm për planet e Simone Inzagit.

Sipas mediave italiane, zikaltrit dhe Bajern Mynih kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Benzhamin Pavard në radhët e klubit italian.

Pas shumë ditësh negociata, “Sky” bën të ditur se është gjetur gjuha e përbashkët, me Interin që do të paguajë 30 milionë euro në arkat e Bajern Mynih, ndërsa 2 milionë euro të tjera janë caktuar si bonuse në varësi të objektivave që do të realizohen.

Marrëveshja është arritur edhe me mbrojtësin francez, por para se të mbyllet gjithçka me firmat në kontrata, Bajerni duhet të sigurojë më parë një zëvendësues për francezin, pasi ky ka qenë kushti që Tuhel u ka vënë drejtuesve të klubit për të miratuar largimin e lojtarit.