Boksi shqiptar ka marre pasditen e sotme nje tjeter lajm te shkelqyer. Vlonjati Arjol Zeneli ka fituar nje tjeter ndeshje ne Kampionatin Europian te 18 vjeçareve qe po zhvillohet ne Sofje te Bullgarise duke siguruar deri tani medaljen e bronzte ne kete aktivitet shume te rendesishem.
Ne ndeshjen e turit te pare ai u pat ndeshur me kampionin e Europes ne fuqi te peshes 51 kg, spanjollin Rafael Lozano Serrano duke çuditur te gjithe dhe jo me kot, edhe vete Federata Europiane e Boksit e cilesoi si surprizen e madhe te ketij eventi.
Por Arjol Zeneli nuk e ka nder mend te ndalet ketu dhe pasditen e sotme ka fituar ndeshjen e dyte, kete here me sllovakun Vymyslicky Lukas dhe tanimë futet në zonën e medaljeve.
Neser 17 vjeçari vlonjat do te ndeshet me nje kundershtar nga Moldavia dhe ne rast fitoreje, siguron te drejten per te shkuar ne finalen e peshes 51 kg te ketij Kampionati Europian. Me paraqitjet qe po ben, shanset jane te medha qe do te ndodhe keshtu.
E sigurte eshte qe tashme ai medaljen e bronzte “e ka ne xhep”. Duke perseritur kesisoj suksesin e vitit te kaluar kur mori nje tjeter medalje te bronzte ne Europian. Sivjet shanset jane te medha per te kapur te argjendten dhe pse jo edhe te arten.
Kujtojme qe Arjoli eshte pjestar i familjes se mirenjohur Zeneli e cila i ka dhene dhe po i jep shume boksit shqiptar, me trajnerin e mirenjohur Gezim Zeneli, por edhe me dy boksieret e shquar, Krenar dhe Rexhildo Zeneli./SHKODRA-SPORT.COM/