Per disa vite me rradhe e ka stervitur dhe jo vetem, duke e ndihmuar te formohet si futbollist dhe tashme ai ka filluar te hedhe hapat e pare te nje karriere te rendesishme si profesionist.

20 vjeçari shkodran Kevin Haveri po ben shume mire tek skuadra e Riminit ne Seria D ne Itali, vend ku dhe po kryen studimet e larta, por ai kurrsesi nuk mund te harroje njerezit qe e kane ndihmuar te jete ky qe eshte sot.

Dhe ai ka veçuar njerin prej tyre, trajnerin Malvin Meçarovi, trajnerin qe e rriti dhe iu perkushtua maksimalisht. Kevin ka gjetur nje menyre te veçante per ta nderuar ate.

I ka derguar nga Italia fanellen origjinale me numrin 3 me te cilen ai luan sot tek Rimini dhe bashke me te, ka patur edhe nje dedikim te veçante.

Padyshim qe nje gjest i tille eshte per t’u vleresuar e ne rradhe te pare tregon me se miri per kulturen e ketij futbollisti qe pavaresisht hapave qe po hedh ne karriere, kur nuk e harron trajnerin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/