I duheshin edhe tre gola dhe po aq ka realizuar, ndonese nuk e dinte realisht se ky numer do t’i mjaftonte per te kapur shifren e 600 golave te shenuar ne kampionatin shqiptar. E kemi fjalen per sulmuesen e Vllaznise Megi Doçi.

Ajo ka bere detyren edhe sot ne ndeshjen ndaj Kukesit kur ka shenuar tre gola, dy ne pjeen e pare dhe nje ne te dyten dhe pikerisht ky gol ka qene ai i shumeprituri per te. Si rrjedhoje ne fund te takimit, drejtuesit e klubit kane zhvilluar nje ceremoni te thjeshte por kuptimplote duke i dhuruar asaj fanellen me numrin 600.

Kuptohet qe kjo eshte nje shifer e jashtezakonshme dhe te mos harrojme se Megi Doçi ka ende edhe shume rruge perpara dhe do te kete te tjera rekorde qe do te vendosen prej saj.

“Shkodra Sport” zbulon se gjate karrieres se saj, Doçi ka shenuar 4 gola me Dardanine ne fillimin e karrieres se saj, me pas ka shenuar 22 gola me Tirana AS, per te vazhduar me 30 golat e shenuar me fanellen e Ades.

Nderkohe prej 10 kampionatesh ajo luan me Vllaznine, skuader per te cilen bashke me ndeshjen e sotme ka shenuar plot 544 gola. Nje futbolliste e jashtezakonshme dhe rekorde te jashtezakonshme qe veshtire se do te thyhen me ne futbollin shqiptar te femrave.
Gjergj KOLA