Vllaznia është kampione e Shqipërisë në boks për të 27-tën herë. Ky është verdikti i kampionatit që u për tre ditë me rradhë në qytetin e Vlorës. Por në fakt ka qenë një titull disi i çuditshëm sepse ai është vendosur nga vendet e treta. Kjo sepse Vllaznia e Flamurtari kanë patur numër të barabartë kampionësh (nga 3 secili), po ashtu numër të barabartë nënkampionësh (nga 2 secili), ndërkohë që me vende të treta shkodranët kanë patur një më shumë se vlonjatët (2 me 1) dhe si rrjedhojë janë shpallur ato kampionë.
Tek Vllaznia ka qenë Ani Haxhillari i cili është shpallur kampion në peshën 65 kg pasi ka triumfuar në ring ndaj Skënder Lales se Partizanit. Po ashtu, Senad Drini është shpallur kampion në peshën 75 kg duke fituar ndaj Ergys Toçit të Teutës.
Titulli i tretë kampion ka shkuar për Renato Gurrën i cili ka fituar ndaj Alban Bermetës (që nuk u paraqit në finale për shkak të një problemi shëndetësor).
Në këtë mënyrë Vllaznia kurorëzohet edhe njëherë tjetër si kampione e Shqipërisë duke treguar se vazhdon të mbetet e pathyeshme në ringun shqiptar. Një sukses mëse i merituar, falë punës së të gjithë sportistëve, por edhe i stafit teknik me në krye Zef Gjonin dhe stafin e tij, Lazarin Vilën, Jetmir Kuçin e Artur Gavoçin.(www.shkodrasport.com)
Kampionët e vitit 2025 sipas peshave:
50 kg Emanuel Koço (Flamurtari)
55 kg Ardit Murja (Teuta)
60 kg Arjol Zeneli (Flamurtari)
65 kg Ani Haxhillari (Vllauznia)
70 kg Alban Beqiri (Tirana)
75 kg Senad Drini (Vllaznia)
80 kg Pellumb Çela (Gladiatori)
85 kg Renato Gurra (Vllaznia)
90 kg Renato Bizhga (Flamurtari)
+91 kg Mehmet Hodaj (Tirana)
Boksieri më fair- play: Bekim Vjerdha (Vllaznia)
Boksieri më teknik: Alban Beqiri (Tirana)
Boksieri më i mirë: Arjol Zeneli (Flamurtari)