Eshte mbyllur sot me sukses kampionati kombetar i atletikes per te rritur dhe Vllaznia per meshkuj kurorezohet kampione e Shqiperise edhe per vitin 2021, titull ky qe eshte i 13-ti rradhazi per te.

Pas suksesit ne garat e dites se pare, ato kane vazhduar edhe sot qe ka qene dita e dyte dhe e fundit e kampionatit. Ashtu siç pritej, ka dominuar atleti Ravio Rama ne garen e 110 metrave me pengesa duke arritur kohen 15″26 dhe ka zene vendin e pare duke u shpallur kampion.

Ne garen e 200 metrave Franko Burraj i eshte afruar prane thyerjes se rekordit por nuk ia ka dale megjithate ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion me kohen 21″61.

Edhe ne kercimin trehapesh nje tjeter atlet i Vllaznise eshte shpallur kampion, pikerisht Heldi Valikaj qe ka kercyer 15″26 metra.

Vllaznia eshte shpallur kampione edhe ne garen e stafetes 4 x400 metra me sportistet Franko Burraj, Lulzim Cengeli
Gjulian Guri, Leandro Çardaku me kohen 3’35”97.

Ne baze te ketyre rezultateve Vllaznia ka zene vendin e pare ne renditjen ekipore duke grumbulluar 199 pike dhe duke dominuar mbi te gjithe ekipet e tjera. Nje sukses ky i jashtezakonshem i ketij ekipi qe siguron titullin e 13-te kampion rradhazi.

Nje merite e padiskutueshme e stafit te trajnereve me ne krye Albert Marashin, Dorian Tafen, Bruno Rrotanin dhe Jetmir Jahjen si dhe grupit te sportisteve te perbere nga Franko Burraj, Daniel Guri, Heldi Valikaj, Ravio Rama, Gjulian Guri, Lulzim Çengeli, Durjon Idrizaj, Endri Rakaj, Kolindo Kiri, Muhamet Çengeli, Glenis Haxhia,Leandro Çardaku, Agostin Kiçi. Erdi Duka, Erisa Rrasa, Sara Malaj, Elda Tula.