Vllaznia U-17 ka arritur të kalojë ekipin e Internacional Tirana në gjysmëfinale të fazës play-off dhe tashmë shkon në finalen e kësaj grupmoshe. Në ndeshjen e luajtur pasditën e sotme në Kamëz, kuqeblutë e drejtuar nga Edmond Doçi kanë fituar me rezultatin 1-3. Ne kete menyre perpos arritjes ne finalen e Kupes se Shqiperise, ekipi shkodran tashme eshte edhe ne finalen e kampionatit.17

Në pjesën e parë, ndeshja ka patur shumë rivalitet, megjithatë Internacional Tirana ka shënuar golin e parë në fundin e kësaj pjese, më konkretisht në të 44-tën, me anë të futbollistit Belloj. Për rrjedhojë, kjo pjesë loje nuk pati gola të tjerë dhe është mbyllur 1-0 në favor të Internacional Tiranës.

Pjesa e dytë ka sjellë një reagim ndryshe të shkodranëve, teksa në 10-minutat e fundit të ndeshjes kishte një dominim absolut nga ana e tyre. Në minutën e 58-të, do të ishte Dodaj, që do të barazonte shifrat në 1-1.

Megjithatë, në minutën e 80-të, Malaj për Internacional Tiranën dhe Guri për Vllazninë do të ndëshkoheshin që të dy me kartonë të kuq, pas një përplasje mes tyre.

Pak minuta më pas, do të ishte Zaganjori, që do të shënonte golin e dytë dhe të avantazhit për shkodranët. Megjithatë, në fundin e ndeshjes në kohën shtesë, do të vinte edhe goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes, që do të mbante për autor Kubazin.

Përfundimisht 1-3 për Vllaznia U-17, e cila kualifikohet në finale tashmë, teksa natyrisht që objektivi i saj do të jetë fitimi i këtij kampionati. /Maringlen ZHIVANI/

Internacional Tirana-Vllaznia 1-3

Golat: Belloj 44’ / Dodaj 58’, Zaganjori 84’, Kubazi 90’

Kartonë të kuq: Malaj 80’ / Guri 80’