Ne takimin e neserm ndaj Goga Basket, Vllaznia sigurisht qe do te tentoje fitoren. Kjo padyshim qe konsiderohet ne njefare menyre domosdoshmeri per ruajtjen e kreut te renditjes. Ne prag te ketij takimi, para gazetareve ka dale ne nje konference per shtyp basketbollisti shkodran i ekipit kuqeblu Herion Faslija.

Duke folur ne lidhje me kete takim, ai eshte shprehur: “Është një ndeshje e rëndësishme si çdo ndeshje tjetër në kampionat, sepse çdo ndeshje ka rëndësinë e saj si nga rezultati final por edhe nga pikët me të cilat fitohet ndeshja. Kjo sepse ndikon pastaj ne renditjen perfundimtare para fazes se play-off-it.

Basketbolli është një sport gabimesh ku fiton ai që gabon më pak, kështu që pas çdo ndeshje mundohemi të nxjerrim konkluzionet për të përmirësuar gabimet në ndeshjet e ardhshme. Një ndër qëllimet kryesore në sport është fitorja, prandaj edhe ndaj Gogës nisemi për fitore.” – tha Faslija.

Faslija rikthehet pas nje periudhe te gjate mungese per shkak te demtimit te tij dhe per rrjedhoje ende nuk po luan aq sa duhet dhe per kete arsye shton: “Pas 8 muajsh mungesë aktivizimi, mendoj se jam kthyer deri në 70 – 80 % të formës time dhe besoj mund ta ndihmoj ekipin kur ka nevojë”.

I pyetur nese skuadra e ka stofin per te synuar titullin kampion, ai shprehet: “Vllaznia për kampione? – Ne si lojtarë jemi të fokusuar për të bërë atë që na kërkon trajneri, trajnerit i vendosen objektivat nga dikush tjetër dhe mendoj se nëse secili bën punën e vet atëherë do të kemi vetëm suksese”.
© shkodrasport.com