Mbrëmjen e djeshme në disa vende të botës u festua “Halloëeen”, festa që nxjerr nga “ferri” shpirtrat e të vdekurve dhe njerëzit vendosin të vishen me maska të frikshme.

Festa ka përfshirë dhe aktorët e sportit nga çdo disiplinë, të cilët treguan maskat e tyre për festën e Halloëeen, dhe mesa duket maska që ka tërhequr vëmendje vjen nga hokej.

Rusi, Nikolai Lemtyugov ka tërhequr vëmendjen me kostumin e tij të Halloëeen. Lojtari i ekipit britanik, të Sheffield Steelers luajti kundër Manchester Storm me kostumin me fytyrën e Vladimir Putin. Imazhi i presidentit rus bëri bujë në rrjetet sociale, fal Lemtyugov që u fut në pistë duke përshëndetur tifozët.

“Pritje pozitive vetëm. Faleminderit për mirëpritjen e ngrohtë dhe të gjithë ndihmën tuaj për të kaluar me sportivitet këtë vendim. Jo luftë! Nga Rusia me dashuri,” shkruan rusi Nikolai Lemtyugov në “Instagram”./newsport/