Fatbardh Jera eshte nje emer qe ka lene jo pak gjurme ne futbollin shkodran. Jo me kot, ne anketen e organizuar nga gazeta “Vllaznimi Sportiv” me rastin e 90 vjetorit te klubit Vllaznia, ai zuri nje vend ne “11-shen me te mire te 90 viteve”.

Loja e tij me skuadren shkodrane por edhe me kombetaren shqiptare ka lene gjurme prandaj dhe ka marre gjithnje vleresime per ate qe ka dhene ne fushen e lojes.