Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFatet e futbollit në Shqipëri: Rama e Duka kokë më kokë

Fatet e futbollit në Shqipëri: Rama e Duka kokë më kokë

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF, Armand Duka, do të takohen brenda dy ditësh për të folur në lidhje me situatën e futbollit në vendin tonë.

Katër kërkesa kanë bërë që topi të mos rrotullohet dhe tani ka ardhur koha për një takim që ta zgjidhë këtë ngërç.

“Fatkeqësisht flasim për futboll në ngërç. Pati një pit-stop të vazhdueshëm. Ka një indicie që futboll do të luhet, por Liga përmes kryetarit Libohova vendosi të bojkotojë. Parashikohet një tjetër takim.

Deri të mërkurën personalisht konfirmoj që do të ketë një takim mes presidenti të FSHF, Armand Duka, dhe kryeministrit Edi Rama.

Ishte parashikuar të zhvillohej sot, por brenda dy ditëve do të bëhet”, tha gazetari dhe moderatori i Pressing, Gerti Ccarcani, gjatë emisionit që po transmetohet direkt në ABC News në këto momente. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments