KF Murlani e ka nisur ne menyre te shkelqyer fazen e dyte te kampionatit. Ne ndeshjen e pare te saj, ka fituar me rezultatin 6-0 ndaj ekipit Internacional ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit.

Sa i takon ndeshjes, rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 11-te kur Hasanaj i ekipit mik ka shenuar autogol ne porten e tij dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.

E dyta do te ishte ndryshe. Ne minuten e 2-te te saj ka qene kapiteni Vildan Kaçubela qe e ka derguar ne rrjete, ndersa pak me vone do te ishte rradha e sulmuesit te afruar ditet e fundit ne skuader- Albert Mila qe te shenonte golin e trete.

Ne minuten e 80-te do te ishte serish Kaçubela qe do te shenonte edhe golin e katert dhe te dyte personal. Por ndeshja nuk do te mbyllej ketu sepse ne minutat e fundit do te shenoheshin edhe dy gola te tjere me autore futbollistet Festim Lani dhe Devi Mballani.

Perfundimisht 6-0 per KF Murlani qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve duke qene per momentin ne vendin e katert te renditjes. Menyra si ka nisur faza e dyte dhe perforcimet e bera ne merkato, e bajne kete skuader pretendente per ngjitjen nje kategori me lart./SHKODRA-SPORT.COM/