Vllaznia U15 nuk ka mundur dot te fitoje ndaj Tiranes ne “Reshit Rusi” ne ndeshjen e rradhes per kampionat duke u ndalur ne nje barazim 2-2 duke bere qe te dy ekipet te ndajne nga nje pike secili.

Pjesa e pare pavaresisht rasteve te krijuara do te mbyllej ne barazim 0-0. Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte. Kane qene miqte nga Tirana qe kane shenuar te paret me ane te futbollistit Bali, megjithate avantazhi i bardhebluve nuk ka zgjatur shume,

Ka qene futbollisti Klenis Smakaj qe ka barazuar ne minuten e 50-te. Megjithate Tirana U15 ka eshte treguar serish me e sakte duke shenuar edhe golin e dyte serish me ane te Balit.

Shkodranet gjejne forca dhe reagojne serish duke barazuar per te dyten here, kesaj rradhe me ane te futbollistit Skender Meta. Perfundimisht 2-2 ne kete perballje shume interesante.

Pas javes se 15-te Vllaznia U15 dhe Tirana U15 mbesin ne te njejta pozita ne tabelen e renditjes duke ndare vendin e dyte, te trete dhe te katert bashke me Shenkollin, te tre ne kuoten e 33 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/