Vllaznia po ecen e sigurte drejt Superliges dhe ne rrugen e saj duket se nuk po has pengesa. Kete po e tregojne edhe rezultatet qe ajo po arrin ne ndeshjet e fundit.

Jo me kot, diferenca ka shkuar ne 14 pike me ndjekesin me te afert, por gjithsesi ne rrugen e saj po has edhe “pengesa” te ndryshme. Nje e tille ka qene ajo qe i ka ardhur sot nga Komisioni i Disiplines prane FSHF-se, megjithate nuk behet fjale per ndonje denim, por thjesht paralajmerim.

“KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF”- shkruhet nder vendimet e sotme te ketij komisioni.

Po per çfare behet fjale? Ndeshja Vllaznia- Beselidhja ka filluar me 5-6 minuta vonese e kjo ka ardhur per shkak te autoambulances e cila kishte mberritur prane stadiumit “Loro Boriçi” por vonoi te hynte brenda ambjenteve te tij ashtu siç e parashikon dhe rregullorja.

Dhe takimi nuk ka filluar pa pranine e saj ne stadium. Gjithsesi shkodranet duhet te marrin masa qe gjera te tille te mos perseriten ne te ardhmen, ne menyre qe te mos kene penalizime te tjera.
© shkodrasport.com