...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFederohet Panos, i gatshëm për të shtunën ndaj Tiranës

Federohet Panos, i gatshëm për të shtunën ndaj Tiranës

I ardhur prej disa muajsh tek Vllaznia, mesfushori francez Michael Panos u zyrtarizua vetem pak dite me pare si futbollist i saj teksa firmosi nje kontrate njevjeçare, me te drejte rinovimi edhe per nje tjeter.

Por nderkohe nga sa behet e ditur, lojtari eshte federuar tashme ne Federaten Shqiptare te Futbollit teksa i ka ardhur edhe dokumentacioni nga klubi i meparshem qipriot dhe do te jete i gatshem per te luajtur qe ne ndeshjen e rradhes.

Kuptohet qe trajneri Brdariç nuk do ta aktivizoje nga minuta e pare, por gjithsesi Panos do te jete i gatshem ne pankine dhe nese eshte e domosdoshme, do te mundet te futet ne loje.

Futbollisti 25 vjeçar luajti 45 minuta ne miqesoren ndaj Terbunit dhe pershtypjet e para kane qene pergjithesisht pozitive per te, megjithate eshte vetem fillimi per te.

Stafi teknik ka patur mundesi ta studioje me shume kujdes kete lojtar sepse e kane ne stervitje qe prej muajit shtator dhe padyshim qe besojne ne aftesite e tij./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.