Rënia e Vllaznisë nga Superliga vazhdon të jetë çështje dite në Shkodër.

Kjo pasqyrohet edhe në faqet e para të gazetave të ditës së sotme.

Në to, ka një prononcim të ish- prisedentit Valter Fushaj dhe po ashtu, flitet edhe për tensionin që vazhdon të jetë në rradhët e tifozërisë.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është kryeartikulli: “Fushaj: Vllaznia me lojtarë të papërgjegjshëm, Gjoka të largohej më parë”.

Më poshtë është nënartikulli ku shkruhet: “Rrëfehet ish- presidenti: Nuk e ka fajin Partizani, rrëzimi u vendos ndaj Kamzës në Shkodër. Klubin e marr pa borxhe”.

Ndërsa në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Tension në Shkodër, nuk mjafton një ndjesë”.

Poshtë tij shkruhet: “Dështim kolosal i Vllaznisë mbetet çështje dite. Klubi del me një deklaratë ku kërkon ndjesë dhe premton ringritjen, por diçka e tillë vetëm sa acaron tifozët.

Privatizimi, i pamundur me borxhin aktual”.

Por, për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: