ulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha, mbylli një sezon shumë të vështirë në Turqi, pasi pati shumë ulje-ngritje me fanellën e Fenerbahces.
Berisha zhvilloi 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 7 gola e duke asistuar 3 të tjerë. Megjithatë, shumicën e ndeshjeve, Berisha i ka nisur nga stoli.
Drejtuesit e gjigantit turk Fenerbahce, po mendonin për ta shitur sulmuesin shqiptar gjatë verës, por me ardhjen e trajnerit të ri, Jorge Jesus, gjërat kanë ndryshuar për Berishën.
24-vjeçari ka lënë përshtypje shumë të mira në fazën përgatitore dhe trajneri Jesus ka vendosur për ta mbajtur edhe sezonin e ri në Stamboll. Sipas gazetës turke “Fanatik”, Berisha e ka vendin e sigurt për edicionin e ardhshëm./newsport/