Barazimi i Vllaznisë në shtëpi ndaj Laçit, ka sjellë reagime te tifozeria vendase të cilët, nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë.

Tensioni ka vazhduar edhe jashtë stadiumit, ku tifozeria shkodrane ka dëmtuar makinën e delegatit të FSHF-së, Alban Tafaj. Në një prononcim pas ndeshjes, Tafaj ka akuzuar organizatorët e ndeshjes, duke qenë se janë treguar inekzistentë në stadium.

“Mezi po nxjerrim arbitrat. U drejtuam drejt parkimit përballë që është privat dhe ishte ekipi i Laçit. Gjej makinën me xhama të thyer, me dyer të dëmtuara. Është incident që më la shije të hidhur sepse Vllaznia ka dhënë shumë për futbollin tonë dhe diçka e tillë e shëmton këtë qytet. Ndihem keq jo se u prish prona private, por po njolloset emri i Vllaznisë nga disa tifozë dhe organizatorët e ndeshjes që ishin inekzistentë të paktën për të bashkëpunuar me ne.

Më ka indinjuar gjesti në Shkodër sepse na kanë duartrokitur edhe kur kemi fituar por e kam më shumë me organizatorët që ishin inekzistentë”, tha Tafaj për “Oversport”.