Sot me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet finalja e “Play-Out”-it, Flamurtari-Tërbuni.

Kjo ndeshje do të përcaktojë skuadrën e cila do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë dhe në Kategorinë e Dytë.

Pukjanet ne kete menyre do te kene nje mundesi te arte per t’u rikthyer ne kategorine e pare dhe per me teper, duke sfiduar nje emer te madh te futbollit shqiptar si Flamurtari.

SFIDA FINALE E “PLAY-OUT”-IT –

* Flamurtari-Tërbuni (sot, ora 16:00, stadiumi “Elbasan Arena”).

* Ekipi që fiton do të ketë të drejtën që të luajë në Kategorinë e Parë në sezonin 2021-2022, ndërsa humbësi në Kategorinë e Dytë.