Vllaznia ne boks e ka nisur mbare kampionatin kombetar te te rriturve qe ka startuar pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit. Ne ring jane ngjitur tre boksiere te saj dhe te tre kane fituar duke treguar se pretendimet per titullin kampion jane ne rrugen e duhur.

Keshtu ne ndeshjen e peshes 60 kg Asmir Skutina fitoi perballe boksierit Elvis Llanaj te Apolonise. Nderkohe per peshen 86 kg jane ngjitur ne ring dy boksiere shkodrane.

Fillimisht ka qene Senad Drini qe eshte ndeshur me vlonjatin Renald Bizhga dhe ka fituar duke mos e vene asnjehere ne dyshim suksesin. Nga ana tjeter, vemendja ka qene e perqendruar me shume tek sfida direkte ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Tiranes, ne sfiden mes shkodranit Bekim Vjerdha dhe tiranasit Luis Gjolena.

Vjerdha ka bere nje ndeshje perfekte dhe si rrjedhoje ne fund gjyqtaria ka vendosur per t’ia dhene atij fitoren, çka eshte shoqeruar me nje feste ne kampin kuqeblu sepse ka qene nje fitore qe do ta ndihmoje shume ekipin e Vllaznise per te fituar titullin e 25-te kampion.

Neser do te zhvillohen ndeshjet gjysmefinale te kampionatit, ndersa finalet do te jene paraditen e se dieles teksa ne “Fahrije Hoti” pritet te jene edhe nje numer i madh tifozesh shkodrane ne mbeshtetje te boksiereve te tyre./SHKODRA-SPORT.COM/