Kampionati kombetar i futbollit te femrave eshte planifikuar te nise me 1 tetor dhe ekipet pjesmarrese po i japin doren e fundit pergatitjeve per startin e tij.

Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se sivjet nuk do jene 10 ekipe pjesmarrese ne kete kampionat, sa kane qene sezonin e kaluar, por nje me pak- 9.

Kjo sepse nje prej ketyre ekipeve, pikerisht ai i KF Murlani qe sezonin e kaluar luajti me emrin e KF Kukesit pas marreveshjes ne mes dy klubeve, eshte shkrire tashme dhe nuk do te marre pjese ne kampionat.

Drejtuesit e tij nuk kane bere asnje deklarate ne lidhje me kete çeshtje, por tashme eshte fakt qe ne shortin i cili do te hidhet diten e hene, emri i ekipit Kukesi (Murlani) nuk do te jete i pranishem mes goglave te tij.

Ne kete menyre, per futbollin e femrave ky nuk eshte nje lajm i mire sepse pavaresisht investimit qe UEFA po ben permes FSHF-se, ka ende shume probleme dhe numri i ekipeve pjesmarrese ne kampionat nuk po rritet. Madje perkundrazi, po bie serish./SHKODRA-SPORT.COM/