Vllaznia mbreme ka zhgenjyer shumekend. Paraqitja e saj ndaj nje Partizani me 10 futbolliste ne fushen e lojes permbi 80 minuta, ka bere qe tifozet te mos jene aspak te kenaqur me barazimin 0-0 dhe piken e marre ndaj kampioneve ne fuqi te vendit.

Por nga ana tjeter, te zhgenjyer kane mbetur edhe shume specialiste te cilet kane qene te pranishem ne tribune VIP te stadiumit “Loro Boriçi” per ta ndjekur kete ndeshje. Njeri prej tyre eshte edhe Fatmir Paçrami. Ekskluzivisht per “Shkodra Sport” ish- sulmuesi dhe trajneri i njohur ka evidentuar problemet qe po shfaqen aktualisht tek skuadra e Vllaznise.

“Ajo qe mund te them paraprakisht eshte se Partizani na dha leksion brenda ne Shkoder dhe ne duhet te mesojme nga loja e ketij kundershtari qe na vuri ne veshtiresi ndonese luajti per gati 80 minuta me nje futbollist me pak. Loja e Vllaznise çaloi ne te gjitha drejtimet, aq sa me i miri per te ne kete ndeshje ishte portieri Qarri.

Nuk pame asnje kombinim, asnje dalje ne krahe ashtu si duhej te dilnim, nderkohe qe Partizani e qarkulloi topin ne menyren me perfekte, gje qe ne na mungoi. Ajo qe mund te them une eshte na mungon nje fantazist, sepse sulmuesit i kemi. Kemi Balajn qe po kalon nje forme te mire sportive, por ai do topa. Po kush t’ia jape? Per 90 minuta vetem nje top vertikalisht i kane nisur dhe ai rrezikoi porten kundershtare.

Sa i takon repartit te mbrojtjes, mund te them se ka defekte. Mbrojtja jone “fut uje” dhe nuk ofron shume garanci sepse kundershtari na rrezikon shume lehtesisht.

Sa i takon mesfushes, dua te vleresoj vetem Malen i cili nuk pushon asnjehere. Te tjere nuk pashe qe bene diçka. Ka lojtare te Akademise, t’i aktivizojne sepse te jeni te sigurte qe do te luajne edhe ata si po luajne keto qe jane tani ne formacion.

Dua te ndalem tek mbrojtesi i djathte- Dragoshi. Une nuk e di ku e kane blere, por nuk eshte per Vllaznine. Nuk paska Shkodra lojtare si ai? Nderkohe stafi ka ne stol nje sulmues anesore shume te mire si Delaj. Duhet ta provojne ate djale sepse po hyri njehere te luaje, te jeni te sigurte se nuk del me nga formacioni. Por nuk e provojne hiç. Edhe kur e aktivizojne, e bejne per 2 minuta, por çfare mund te besh per 2 minuta. Eshte nje djale i talentuar dhe mendoj se ka per t’i ba pune Vllaznise nese e aktivizojne.

Dje ndaj Partizanit nuk beme loje ne krahe. Gruda ne njerin krah dhe Çoba ne tjetrin u bllokuan dhe nuk i dhane frymemarrje lojes se ekipit. Kjo vjen sepse nuk kemi fantazist, mungon nje Astrit Hafiz i dikurshem, nje Sabah Biz as qe diskutohet.

E ardhmja e Vllaznise? Une do thosha qe do te ishte e mira te aktivizojne djemte e rinj sepse eshte e sigurte qe nuk del nga kategoria me to. Me mire me djem te rinj e shkodrane sesa me “jabanxhi” qe nuk japin asgje. Te paktin shkodranit i bertet baba, nana apo vellai nga shkallet e stadiumit dhe prandaj ka pak me shume seder per ta djersitur mire ate fanelle dhe jo si disa te tjere qe kane ardhur dhe nuk e dine akoma se çfare skuadre po perfaqesojne”- eshte shprehur mjeshtri Fatmir Paçrami./SHKODRA-SPORT.COM/