Në futboll, 2 nga lojtarët më të mirë në histori kanë të njëjtin emër. Nga njëra anë është Ronaldo Luis Nazario de Lima, fitues i dy kupave të botës me Brazilin dhe dy herë fitues i “Topit të Artë”, ndërsa nga ana tjetër është Cristiano Ronaldo fitues i pesë “Topave të Artë” dhe 5 Championsave e 1 Europiani.
Dy legjendat e topit të rrumbullakët nuk kanë luajtur në të njëjtën periudhë. Dhe portugezi i cili është më bashkëkohor paragjykohet shpesh nga tifozët, pasi ata i thonë që Ronaldo i vërtetë është ai braziliani.
Në Instagram gjatë një live më ish-futbollistin e Italisë, Fabio Cannavaro, Ronaldo Luis Nazário de Lima i doli në krah futbollistit aktual të Juventusit: “për Cristianon, duhet të jetë e mërzitshme të dëgjojë që unë jam Ronaldo i vërtetë .
Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe për atë çfarë ka arritur. Ai është një nga më të mirët, si Messi”.