Nga viti 1997 deri në vitin 2002, magjia e një “Fenomeni” bëri të gjithë për vete në “San Siro” dhe dashuroi me qindra mijëra fansa në botë. Ronaldo Luis Nazario de Lima do të largohej me lot në sy në verën e vitit 2002, për të dytën herë atë vit, pasi kishte derdhur lot në një kampionat të humbur në javën e fundit, në ndeshjen e fundit (përballë Lazios në Romë).

Një dhimbje e madhe për brazilianin, që megjithatë kishte kaluar probleme jo të vogla me dëmtimet dhe kishte fituar shumë pak, vetëm një Kupë UEFA (në finale naj Lazios).

Megjithatë, nëse nuk do të kishte qenë për Morattin, ose më saktë, vendimin e Hector Kuper, gjërat do të kishin shkuar ndryshe.

Vetë “Fenomeni” në bisedën e tij me Vierin në Instagram i rikthehet atij moment: “Nuk do të kisha ikur, edhe pse dhimbja ishte e madhe për atë titull që humbëm. Por, Moratti i vuri veshin Kuperit dhe kështu që nuk mbetej rrugë tjetër. Kuper nuk më donte”./telesport/