Nje nga emrat me te medhenj ne historine e futbollit boteror, braziliani Ronaldo da Lima ose siç thirrej nga te gjithe “Fenomeni”, ka bere ditet e fundit nje perzgjedhje te pese lojtareve me te mire te momentit ne futbollin boteror.

Ne vendin e pare ne kete liste ai ka vendosur argjentinasin e Barcelones Lionel Messi.

Treshja e sulmit e zgjedhur prej tij, plotesohet me Neymar dhe Hazard.

Por ajo qe eshte me e çuditshmja ka te beje me faktin se Cristiano Ronaldo nuk ben pjese fare ne 5-shen e lojtareve te preferuar te “Fenomenit”.

Braziliani rendit Salah dhe Mbappe para yllit portugez te Juventusit.

Ne nje prononcim per spanjollen “AS” Ronaldo eshte shprehur: “Messi sigurisht qe eshte numri 1 ne Bote. Do te duhet te presim edhe 20-30 vite te tjera per te pare nje lojtar si ai. Me pelqejne edhe Hazard, Neymar, Salah dhe Mbappe”.