Fitorja ndaj Tiranës i mungonte prej shumë kohësh Vllaznisë dhe ajo ka ardhur në mënyrën më të bukur me një gol në frymën e fundit në minutën e 7.

Një sukses që padyshim ka entuziazmuar ambientin kuqeblu që sheh ekipin në vendin e pare në renditje, të shkëputur që tani nga të gjithë ndjekesit.

Ndaj festa në dhomat e zhveshjeve pas përfundimit të duelit ka qenë legjitime me lojtarët që kanë festuar këtë sukses të rëndësishëm të tyre që për fat të keq nuk u ndoq nga publiku në shkallët e staiumit.

Një festë ku trajneri Tomas Brdariç zgjodhi të bënte ”kameramanin” me video që postoi në rrjetet sociale, por ku lojtarët e bënë pjesë me mesazhin që ai kishte shkruar në tabelën e taktikës.

“Merreni! Dua që ne të dimë dhe të kuptojmë se çfarë ndjesie është të mundësh një kampion”, shkruhej në anglisht në këtë tabelë.

Një mesazh motivimi, i cili I shërbeu skuadrës së tij që me një reagim të forte insistoi deri në fund dhe gjeti një fitore qe e katapulton edhe më shumë në kreun e renditjes. /vipsport/