Qe ne ndeshjen e pare humbje…jo se eshte turp dhe e papritur te humbasesh me Vllaznine e aq me teper ne Shkoder, por eshte e papranueshme qe ti si trajner i skuadres Kampione te pesosh tre gola ne nje ndeshje te vetme, aq me shume gol ne minuten e 97-te.

Nje lojtar i Tiranes perfundon ne Spital me Ambulance. Si shperblim ndaj Presidentit te klubit Refik Halili qe e risolli Nevilin per here te trete ne krye te pankines bardheblu, ‘profesor’ Nevili ja fut çunin ne formacion e madje edhe titullar nderkohe qe nje trajner normal rrezik nuk do ta mbante te birin e Refikut as ne stol.

“Aty ku fillon besimi, ka mbaruar arsyeja”- deklaronte dje me kapadaillek “profesor” Nevili. Po se c’donte te thoshte me kete shprehje vetem ai mund ta dije.

O Nevil, mos ndoshta ke dashur te thuash se ata qe te dhane ty besimin krejtesisht te pamerituar per te qene ne krye te Tiranes per te treten here, e kane humbur totalisht arsyen e llogjiken?

Vllaznia -Tirana, ne nje ndeshje pothuajse te ekuilibruar, pati nje “Happy End” per shkodranet te cilet pa i vjedhur kerkundi asgje Tiranes, i munden me merite kampionet e Shqiperise ne “Loro Borici” 3-2.

Me tre gola te pesuar ne nje ndeshje te vetme e me humbje qe ne start, si fillim i mbare duket o Nevil apo jo?

Ta gezosh Nevilin, o Refik, ta gezosh edhe çunin ne formacion e kesaj Tirone te “profesor” Dedes! I pafsh hajrin! Nuk e deshiroj kurresesi por prit-prit se ka edhe me keq pasi populli thote qe fshati qe duket, nuk do kallauz.

Dhe ai qe ka deshtuar dy here nuk mund te jete dot triumfator per here te trete, aq me shume kur eshte i njejti person e kur ka te njejtin mentalit.

Ju tifoze e dashamires te Tirones, e moret vesh tani pse e ka marre Refiku – Nevilin dhe pse e hoqi Egbone?