Kategoria Superiore ka zhvilluar sot javën e tretë të saj. Takimet e sotme janë mbyllur me tre barazime, nga të cilat dy të bardha, një fitore për vendasit dhe një për ekipet udhëtuese. Pas kësaj jave është Vllaznia që kryeson me nëntë pikë të plota, duke mos njohur kundërshtar.

Padyshim ndeshja më deçizive ishte Vllaznia – Tirana, me klasiken shqiptare që ka dhuruar plot pesë gola. Një duel I luftuar ishte ai mes Teutës dhe Kukësit që u mbyll pa fitues.

Lojë shahu në Elbasan, aty ku Partizani dhe Laçi u ndanë në paqe. Në barazim edhe Kastrioti me Apoloninë, me sfidën e Kamzës që pa dy gola. Bylisi u surprizua në shtëpi nga Skënderbeu, teksa Newsport.al po sjell lojtarët dhe trajnerin më të mirë të javës që lamë pas.

Mario Dajsinani (Skënderbeu) – Pret penalltinë e goditur nga ballshiotët kur ndeshja ishte 0-0. ”Kyç” portën dhe ruan ”Cleen Sheet”. Pothuajse i pakalueshëm sonte ”gardiani” i korçarëve. Ai po tregon se zëvendëson më së miri Koliçin. Deçiziv për tri pikët e korçarëve sot.

Mevlan Adili (Vllaznia) – Pavarësisht disa gabimeve, mund të neutralizojë kundërshtarët. Sakrifikon shumë për ekipin dhe ndonjëherë tregohet tepër i ashpër në ndërhyrje duke i dhënë besim të tijve.

Aleksandër Ignatoviç (Laçi) – Arrin të jetë një ”mur” i vërtetë në prapavijë. Bllokon çdo aksion të të kuqve dhe është mjaft i qetë te Laçi.

Kenan Horiç (Kukësi)- I mirë në kontrollin e topit dhe largon rreziqet e mundshme. Gjithashtu, ai dërgon disa topa edhe përpara, duke shtyrë ekipin në ofensivë.

Esat Mala (Partizani) – Organizon lojën te Partizani dhe vlen gjithashtu në krah. Koordinohet mirë me të tjerët. Është disa herë i rrezikshëm me topat që jep.

Herald Marku (Vllaznia) – Shënon dy gola dhe është i rëndësishëm për Vllazninë. Mbetet rrezik konstant për Tiranën edhe atëherë kur ka aksione që nuk realizon. Me një qetësi ”vrasëse”, ai ëshët gati të marrë përdore shkodranët drejt suskesit. Jo më kot mban numrin 10 mbi shpinë.

Kristi Kote (Partizani) – Është cilësuar si një nga armët e Partizanit në mesfushë. Djaloshi I ri e ka sezonin e tretë që aktivizohet te Demat, ndërsa në ndeshjen e sotme me Laçin ka qenë deçiziv me vizionin dhe fantazinë për lojën. E nisi ndeshjen si titullar duke lënë shije të mirë te trajneri Daja, që pas ndeshjes shprehu vlerësimet e tij për lojtarin. I ri, energjik dhe me një të ardhme përpara, për Koten duket se ka ardhur momenti të shpërthejë te Demat.

Redon Mihana (Apolonia) – Apolonia është e mbushur plot talente, me Mihanën që është një prej tyre. Djaloshi mund t’I kishte dhënë fitoren fierakëve me golin “alla Del Piero” në duelin me Kastriotin, por të mos kishte qenë për atë 11 metërsh. Një nga thesaret e Apolonisë, Mihana duket sikur vallëzon në fushë teksa ka treguar vlerat e tij edhe në javën e tretë paçka se vinte nga grumbullimi me Kombëtaren U21, me lodhjen që është një fjalë e panjohur për të. Mesfusha e Apolonisë dhe faza e avancuar tanimë e kanë një lider.

Dejvi Bregu (Teuta) – Konstant dhe një nga lojtarët që ra në sy sot te Teuta e Martinit. Paçka barazimit 0-0 me Kukësin në Durrës, Bregu ka treguar edhe njëherë cilësi me driblime dhe vizionin për lojën. I pafat në goditjen e dënimit, që mund t’I jepte të tijve tre pikët. Padiskutim ky mund të jetë viti I fundit për vlonjatin në Superligë.

Sebino Plaku (Kastrioti) – “Plakushi i Artë”. Veterani duket sikur nuk e ka humbur instiktin e golit duke qenë deçiziv edhe pas rikthimit në Superligë. Falë paraqitjes së tij në fushë, Kastrioti ia doli të marrë një pikë në javën e tretë. Dy gola në tre javë për sulmuesin e racës, që I jep një pikë me vlerë Kastriotit.

Ismael Dunga (Vllaznia) – Sulmuesi I kritikuar për formën e tij sezonin e shkuar duket sikur ka rilindur në Shkodër. 27 vjeçari I ka dhënë tri pikë shkodranëve në limit me golin e tij, teksa ka mposhtur 3-2 Tiranën në klasiken e Shqipërisë. I fortë, I mirëvendosur dhe bezdisës për mbrojtësit kundërshtar, Dunga po fiton besimin për të qenë titullar te skuadra shkodrane.

Trajneri: Thomas Brdaric (Vllaznia) – Trajneri I Vllaznisë kryeson Superligën me nëntë pikë në tre javët e para të Superligës. Tre fitore dhe lojë bindëse për të besuarit e tij. Kroato-gjermani ka ditur të reagojë me zëvendësimet e lojtarëve, duke I dhënë tjetër impuls shkodranëve në fushë. Padyshim që një pjesë e suksesit te Vllaznia është edhe falë stafit teknik dhe veçanërisht trajnerit Brdaric, që ua frua në verë te Vllaznia.

Formacioni:

Superliga, Java 3: Dajsinani – Ignatovic, Horiç, Adili – Mala, Marku, Kote, Mihana – Bregu, Plaku, Dunga Trajner: Thomas Brdaric