Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJFestimet me shqiponjë, FIFA hap hetimin për Xhakën dhe Shaqirin. Nuk shpëtojnë...

Festimet me shqiponjë, FIFA hap hetimin për Xhakën dhe Shaqirin. Nuk shpëtojnë as serbët

Lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, që përmbysën edhe Serbinë mbrëmjen e kaluar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të jenë subjekti i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFAs, pas festimeve të tyre me simbolin e shqiponjës.

Në një deklaratë të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës, thuhet: Komisioni Disiplinori i FIFAs ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë.

Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh.

Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments