HomeKRYESOREFIFA, takime sekrete me “shtatë të mrekullueshmet” për një marrëveshje miliardere

FIFA, takime sekrete me “shtatë të mrekullueshmet” për një marrëveshje miliardere

Shtatë klubet më të mëdha të botës së futbollit kanë zhvilluar bisedime me FIFA-n në lidhje me krijimin e një turneu multi miliarder.

Përfaqësues nga Manchester United, Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë takuar të mërkurën për të folur në lidhje me turneun, që quhet në kod “Project Trophy”. Kjo është zbuluar nga e përditshmja amerikane “New York Times”.

Ky turne do të zëvendësonte Botërorin për Klube dhe pritet të fillojë në 2021-in, me 24 skuadra që do të merrnin pjesë çdo 4 vite dhe që do të sillte deri në 18 miliard sterlina të ardhura.

Gjysma e skuadrave do të ishin nga Europa, duke përfshirë edhe finalistet e Champions dhe Europa League të sezonit të mëparshëm.

Grupet amerikanojugore do të zinin katër vende të tjera, ndërsa dy skuadra do të përzgjidhen nga Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut.

Vendet e fundit do të zihen nga vendi organizator dhe fituesit e “play off”-eve mes klubeve të Amerikës së Jugut dhe Oqeanisë. Në një komunikatë për shtyp, FIFA ka bërë të duitur se:

“Takimi i së mërkurës na lejoi të kuptonim interesin real për një reformë të plotë të Botërorit për Klube dhe zhvillimin e një kompeticioni të ri, nga i cili do të përfitonte i gjithë komuniteti i futbollit nëpër botë”. /telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments