Vllaznia do te luaje neser ne oren 16.00 ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Teutes, pikerisht ne fushen e kesaj te fundit, ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Ekipi shkodran diten e sotme ka mbyllur pergatitjet per kete ndeshje dhe ka marre rrugen drejt Durresit ku do te kaloje naten ne kete pragndeshje.

Nderkohe sa i takon formacionit, duhet thene se trajneri Josa ka 3-4 dilema per menyren e ndertimit te tij dhe lojtaret qe do te hedhe ne fushe. Kuptohet qe skema nuk ndryshon do jete ajo e zakonshmja, 4-3-3 por mbetet per t’u percaktuar vetem 11-shja qe do te zbrese ne fushe nga minuta e pare.

Per ne porte nuk ka dileme teksa ne fushe do te jete Zogoviç kete here. Po ashtu, edhe mbrojtja nuk ka ndryshime nga ajo e ndeshjes ndaj Partizanit, me Smajlin e Hakajn ne krahe dhe Gurishten e Bulatoviç ne qender te ketij reparti.

Nderkohe dilema e pare per stafin teknik do te jete ne qendren e mesfushes se kush do ta formoje treshen e saj. Per momentin jane kater alternativa per tre pozicione. Kjo ngaqe Boshnjaku tregoi nje forme te mire ndaj te kuqve dhe kerkon nje vend ne formacion, ashtu si dhe Jonuzi, Alivoda e Heriç. Pikepyetja eshte nese do te luaje apo jo ai nga minuta e pare dhe vendin e kujt do te marre.

Dy dilemat e tjera i takojne repartit te sulmit. Ne te vetem Mala duket se e ka vendin te sigurte ndersa dy pozicionet e tjera jane ende ta pacaktuara. Ne te djathte te ketij reparti ende nuk eshte e qarte se kush do te luaje, Latifi, Hoxhaj apo Çoba.

E njejta gje edhe per majen e sulmit ku Kaina beri mire ne ndeshjen ndaj Partizanit, por i gatshem eshte edhe Balaj. Si rrjedhoje stafit do t’i duhet te zgjedhe njerin prej tyre per sfiden e neserme ndaj Teutes./SHKODRA-SPORT.COM/