Portieri Bojan Zogoviç dhe mbrojtësi Darko Bulatoviç të Vllaznisë gjatë një intervistë me pyetje nga njëri-tjetri kanë zbuluar më shumë për veten. Videoja është publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook. Ata kanë folur për përshtatjen me ekipin, për qytetin, ushqimet e preferuara etj.

A i shohin ndeshjet dhe a e përkrahin ekipin e Vllaznisë familjarët e tu?

Zogoviç: Po, familja ime është pothuajse çdo ndeshje në stadium dhe e përkrahin Vllazninë.


Cila është fjala e parë shqipe që ke mësuar?

Bulatoviç: Fjala e parë shqipe që kam mësuar është “Mirdita”.

Cili është ekipi më i mirë për të cilin ke luajtur?

Zogoviç: Ndonëse kam luajtur për shumë ekipie, më duhet ta pranoj që Vllaznia është ekipi më i mirë. Këtu kam fituar edhe 2 trofe.


Çfarë kanë të përbashkët Shkodra dhe vendlindja jote?

Bulatoviç: Të dyja qytetet janë të bukura.

Cili është ushqimi yt i preferuar në Shkodër?

Zogoviç: Ushqimi im i preferuar është pilafi. Por ka edhe shumë ushqime të tjera të shijshme, prej të cilave dua të veçoj edhe specialitetet e gatimit të peshkut.

Çfarë ke menduar për Shkodrën dhe Vllazninë para se të vije këtu?

Bulatoviç: Para se të vija këtu nuk kam ditur shumë gjëra për Vllazninë dhe qytetin. Por pastaj kam vizituar vende shumë të bukura në Shkodër dhe jam shumë i kënaqur dhe krenar që jam lojtar i Vllaznisë.