Ne merkato aktualisht ka vleren me te larte nga te gjithe futbollistet e Vllaznise. Maqedonasi Filip Gligorov vleresohet nga transfermakt plot 400 mije euro. Shumekush ndoshta u çudit nga nje vleresim i tille por me kalimin e javeve, te gjitheduket se po binden.
Gligorov pas ndeshjes se pare me Laçin ku u demtua ne kavilje, mungoi ne disa takime por u rikthye ndaj Skenderbeut ku luajti titullar dhe po ashtu edhe ndaj Kukesit, madje dha asistin e golit te fitores per Liken.
26 vjeçari maqedonas duket se ka cilesi shume te mira futbollistike dhe ka filluar t’i beje per vete te gjithe tifozet shkodrane. Nderkohe, Gligorov ne miqesoren e sotme ndaj Vllaznia U19 ka provuar edhe ndjesine e golit. Si rrjedhoje ka marre edhe duatrokitjet e tifozeve kuqeblu te pranishem ne fushen sportive “Hasaj” ku u zhvillua ndeshja.
Ne pjesen e dyte, menjehere pas aktivizimit ne fushe, me nje gjuajtje potente tokazi, arriti te shenonte golin e katert dhe te fundit te kesaj ndeshjes. Vete lojtari eshte i bindur se ka edhe me shume per te dhene per kete skuader dhe per momentin i gjithe fokusi eshte perqendruar tek sfida e rradhes me Partizanin.
www.shkodrasport.com