Do të luhen ditën e sotme 8 ndeshjet e Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 17-të. Sfida që spikat më shumë këtë javë është padyshim, Bylis-Erzeni që do të luhet në Ballsh.
Vendasit renditen në vendin e parë me 41 pikë, 5 pikë më shumë se Erzeni i vendit të dytë dhe ballshiotët do të kërkojnë të “vrasin” kampionatin, ndërsa shijakasit do të tentojnë ta rihapin.
Korabi i vendit të 3-të do të përballet me Butrintin në transfertë, ndërsa Tomori do të presë në shtëpi Burrelin. Në sfidat e tjera, Besëlidhja sfidon Turbinën, Shkumbini-Apolonia, Besa-Porgradeci, Maliqi pret Vorën, ndërsa Tërbuni sfidon Lushnjen.
Kategoria e Parë / Java e 17-të
Ora:13:30
Besëlidhja-Turbina
Shkumbini-Apolonia
Besa-Pogradeci
Bylis-Erzeni
Maliqi-Vora
Tomori-Burreli
Butrinti-Korabi
Tërbuni-Lushnja