Pak orë na ndajnë nga ora 19:00, kur në stadiumin Air Albania do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, teksa tashmë Ministria e Shëndetësisë në limite, ka vendosur t’i kthejë përgjigje pozitive kërkesës nga ana e Federatës që në stadium të ketë tifozë.
Tashmë, në impiant do të jenë 1000 tifozë teksa FSHF ka dhënë edhe një njoftim rreth blerjes së biletave.
Ato do të dalin në shitje nga ora 14:30 dhe mund të aksesohen pranë dyqanit të FSHF te rruga e Elbasanit, si dhe te biletaria pranë stadiumit Selman Stermasi.
Secili nga klubet finaliste do të kenë në dispozicion nga 500 bileta. /VipSport/