‘Derbi” tjeter shkodran i futbollit te femrave, ai ne mes “Atletik Klub” dhe Murlanit, i luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani”, eshte shoqeruar me rivalitet dhe ne fund ka dhuruar fitoren e ngushte 2-1 ne favor te Murlanit.

Takimi ka qene i vlefshem per javen e 13-te te kampionatit. Ne pjesen e pare ka qene nje nga futbollistet me te spikatura te ketij te fundit, pikerisht mbrojtesja Matilda Tanushi, ajo qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 24-te.

Me pas, ka ardhur edhe goli i dyte qe ne fakt ka qene autogol. Mbrojtesja e Atletik, kapitenia Fabiola Caka ne perpjekje per te larguar nje top nga zona e saj, e ka derguar gabimisht ne rrjete.

Ne pjesen e dyte nderkohe, ekipi i Atletik e ka rritur lojen e tij dhe pas disa perpjekjeve, ka arritur te shenoje me ane te sulmueses Iris Armoku dhe ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per Murlanin.

Me kete fitore, ai eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje, nderkohe qe Atletik mbetet ne kuoten e 13 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e shtate./SHKODRA-SPORT.COM/