Rejan Alivoda ishte firma e rradhës e Vllaznisë për sezonin e ri. Kapiteni i u-19 të kuqebluve tashmë është pjesë e ekipit të parë me një kontratë afatgjatë.

Për “Shkodra Sport”, mesfushori në prononcimin e tij të parë pas hedhjes së firmës në kontratë, shprehet i lumtur për këtë gjë dhe premton se do japë më të mirën sa herë që ti jepet shansi.

Alivoda tha: “Prej disa kohësh isha pranë ekipit të parë me anë të stërvitjeve, por tashmë ndihem akoma edhe më i plotësuar. Kam realizuar një ëndërrën time që të mbaj veshur fanellën e ekipit të zemrës.

Patjetër që gjithmonë do jap maksimumin sa herë që të jem në fushë. E di që nuk do jetë e lehtë, por me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë. Ky është vetëm fillimi për mua”.
Endri ÇINARI