Marco Asensio pritet të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj merkatoje, pasi sulmuesi nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, teksa kontrata e tij me “Los Blancos” përfundon në 2023.

Sipas “AS” klube në Premier League dhe Seria A kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit të madrilenëve.

Po sipas të njëjtit burim thuhet se vetë Asensio ka një kusht para se të zgjedhë edhe skuadrën ku do të transferohet, pasi sulmuesi kërkon të jetë një lojtarë titullarë dhe të jetë në formacion.

Një gjë të tillë Jurgen Klopp mund t’ia ofrojë, me Realin që kërkon të paktën 40 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, në të kundërt nuk do të marrë asnjë ofertë parasysh.