Te Vllaznia kanë pritur që dje sulmuesi nga Tuzi, Kristjan Vulaj, të firmoste kontratën dhe të prezantohej zyrtarisht, por gjithçka është shtyrë për ditën e sotme.

Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen, por në mungesë të menaxherit të Vulajt gjatë ditës së hënë, palët kanë rënë dakord që firmosja të bëhet vetëm sot.

Në Shkodër janë të bindur se nuk do të kenë një tjetër surprizë të pakëndshme, siç ka ndodhur më parë me lojtarë si Endrit Krasniqi, Engjëll Hoti dhe Nemanja Bosançiç, të cilët edhe pse kishin rënë dakord me klubin, në momentet e fundit kanë “dribluar”.

Pikerisht per kete arsye, edhe vete presidenti Xhaferi dje nuk eshte shprehur shume ne lidhje me kete çeshtje, duke u mjaftuar me faktin se jane ne bisedime qe prej sezonit te kaluar me Vulajn, me deshiren per ta veshur kuqeblu.

Megjithate oret ne vijim do te jene percaktuese per fatin e ketij lojtari, per te mesuar edhe zyrtarisht nese do te jete apo jo pjese e Vllaznise per dy vitet e ardhshme siç dhe flitet./SHKODRA-SPORT.COM/