Ishin 23 qytete të nominuara fillimisht për të pritur ndeshjet e Kupës së Botës 2026, të cilat do të zhvillohen midis 19 qershorit dhe 19 korrikut në Amerikën e Veriut. Numri më pas u reduktua në 2022 në 16 lokacione zyrtare.

Ka 11 në Shtetet e Bashkuara (Atlanta, Boston, Dallas, Hjuston, Kansas City, Los Angeles, Miami, Nju Jork/Nju Xhersi, Filadelfia, San Francisko dhe Seattle), 3 në Meksikë (Guadalajara, Mexico City dhe Monterrey), 2 në Kanada (Toronto dhe Vankuver).

Megjithatë, ende nuk dihet se ku do të luhet finalja dhe në çfarë kushtesh: mund të ketë një risi historike në këtë drejtim, pra për herë të parë mund të luhet në një impiant të mbyllur.

Ka shenja që shkojnë në këtë drejtim, me një arsye shumë specifike: kushtet klimatike që priten në atë periudhë në SHBA, ku do të luhet akti final i kampionatit botëror në të cilin Argjentina do të thirret për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar në Katar.

Stadiumi MetLife në Nju Jork është konsideruar prej kohësh favoriti për të pritur finalen: një impiant në Bregun Lindor do të lejonte një fillim të ndeshjes në mesditë, në mbrëmje në Europë, ideale për tregun televiziv të Kontinentit të Vjetër.

Por temperaturat në Nju Jork në mesin e korrikut kalojnë rregullisht 30 gradët, çka do të nënkuptonte kushte mbytëse mjedisore, me pasojë ndikimin në ritmin e ndeshjes dhe rrjedhimisht në spektaklin e ofruar.

Kështu që shanset po rriten që zgjedhja përfundimisht do të bjerë mbi Dallasin. Stadiumi AT&T, shtëpia e Cowboys në NFL, ndodhet në Arlington, 30 kilometra nga qyteti i Teksasit.

Impianti është përcaktuar si salla më e madhe me ajër të kondicionuar në botë, me një çati të lëvizshme që lejon të mbahet një temperaturë prej 22°.

Në këtë rast, me një diferencë kohore 7 orë në krahasim me Europën, finalja do të fillonte në orën 14:00 me orën lokale, ose në orën 21:00 në Europë. Do të ishte një finale në një impiant të mbyllur, një pikë kthese epokale për futbollin./telesport/