Ditën e sotme do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznia. Takimi është vendosur të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin Air Albania në kryeqytet.

Për të dyja skuadrat ky trofe është shumë i rëndësishëm. Shkodranët kërkojnë ta kurorëzojnë këtë sezon shumë pozitiv prej tyre, ndërsa nga ana tjetër korçarët pasi mbijetuan në elitë, tashmë mendojnë të djegin edhe një vit nga pezullimi 10-vjeçar.

Deri më tani janë në kuotën e tre. Nga ana tjetër, Kupa sjell edhe të ardhura për klubin fitues që ka një shpërblim prej 50 milionë lekë të vjetër.

Ndërkohë, për të sjellë në memorie bilancin e dy ekipeve për këtë sezon, Vllaznia nuk ka humbur asnjë nga katër sfidat me Skënderbeun, teksa ka regjistruar tre fitore dhe një barazim. /VipSport/