Ka marre persiper nje detyre te veshtire, megjithate eshte i vendosur per te bere mire. Haris Lika prej disa ditesh eshte vene ne krye te ekipit te Veleçikut dhe premton te beje me te miren me te, per te arritur objektivin e tij, rikthimin ne kategorine e pare.

Haris Lika ka qene i ftuar ne emisionin “Star Sport” ku eshte shprehur: “Vendosa t’i them “po” Veleçikut sepse deshiroja nje eksperience te re. Mu bene 8 vjet qe punoj me grupmoshat e ndryshme dhe mendova se ishte koh e duhur per te bere nje hap me te madh ne karrieren time.

Kuptohet qe tashme eshte nje pergjegjesi me e madhe sepse perfaqesoje nje qytet te tere siç eshte Kopliku ne te cilin ka shume tifoze. Kemi objektiva serioze ne sezonin e ri, eshte çuar i madh e i vogel ne kembe.

Kemi nje kryetar Bashkie si Tonin Marinaj shume korrekt ne te gjitha drejtimet me skuadren. Problemi i vetem eshte se e kemi filluar stervitjen vone dhe po mundohemi ta rikuperojme kete gje. Objektivi padyshim qe eshte rikthimi ne kategorine e pare sepse Veleçiku nuk e meriton te jete ne te dyten.

Bashke me pjestaret e tjere te stafit teknik kemi formuar nje grup shume te mire lojtaresh. Eshte ruajtur boshti i sezonit te kaluar, jane 50 per qind e lojtareve qe kane qendruar serish ne skuader. Atyre u kemi shtuar edhe elemente cilesore dhe te gjithe sebashku do te mundohemi te bejme sa me mire dhe te arrijme objektivin”./SHKODRA-SPORT.COM/