Vllaznia zyrtarizoi me një njoftim në faqen zyrtare të “Facebook”-ut afrimin e trajnerit Hasan Lika dhe drejtorit sportiv, Engin Firat.

Numri një i stolit ka nisur nga puna, pasi ka dalë në terren me grupin e lojtarëve, ndërsa drejtori turk ende nuk është prezantuar nga skuadra kuqeblu. Zyrtari i ri i shkodranëve erdhi në Shqipëri mbrëmjen e së premtes.

Ai nuk ka preferuar të flasë për mediet, pasi do që fillimisht të prezantohet nga skuadra kuqeblu. Paraditen e sotme, drejtori turk e shfrytëzoi për të vizituar qytetin verior. Ai fiksoi disa momente nga pamjet e qytetit dhe i publikoi fotot në kanalin zyrtar në rrjetet sociale.

Në klubin e Vllaznisë ende nuk dihet me siguri dita dhe ora kur do të prezantohet drejtori sportiv.

Telesport kontaktoi me zyrën e shtypit të Vllaznisë dhe u informua se prezantimi i Engin Firatit mund të ndodhë ditën e hëne, por ende nuk është e sigurt diçka e tillë./telesport/