Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është vlerësuar si futbollisti më i mirë i Shqipërisë në përballjen e sotme ndaj Anglisë, që përfundoi me rezultatin 0-2.
Pavarësisht gabimit te goli i dytë, futbollisti i cili aktivizohet me Atalantën në Serinë A, u vlerësua me notën 6.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Gjimshiti arriti të fitonte 7 nga 8 duelet me kundërshtarët, teksa e largoi 8 herë topin, duke spastruar zonën. Forma e tij sportive eshte ne nivelet maksimale dhe ate e ka ndihmuar padyshim paraqitja e mire me Atalanten si ne Seria A ashtu edhe ne Champions League.
Por nderkohe, nje paraqitje shume te mire ka bere edhe mbrojtesi shkodran Elseid Hysaj i cili ndoshta ka bere nje nga ndeshjet e tij me te mira me fanellen kuqezi.