Flavio Donziete ishte pjesë e ekipit të Sao Paulos që morën fitoren e famshme ndaj Liverpoolit në finalen e Kupës së Botës për Klube, por jeta e tij shumë shpejt u shkatërrua për shkak të varësisë ndaj kokainës.

Donziete ishte pjesë e klubit brazilian për pesë vjet, dhe ishte pjesë e ekipit që mposhti Liverpoolin me rezultat minimal 1-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube që u mbajt në Japoni në vitin 2005.

Gjiganti brazilian ishte kualifikuar për këtë përballje të madhe pasi kishin fituar Copa Libertadores, ndërsa Liverpooli fitoi vendin e tyre në finale pasi mposhtën Milanin në finale të Ligës së Kampionëve, duke përmbysur rezultatin prej 3-0 në pjesën e parë.

Teksa Donziete vetëm ishte përfshirë në ekip pas një lëndimi që kishte pësuar, ai kishte arritur që të merrte medaljen edhe pse nuk ishte paraqitur në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Ishte një moment special i karrierës së tij, por vetëm dy vite më pas 40-vjeçari u bë i varur nga kokaina dhe u detyrua që ta shesë medaljen e tij për të financuar konsumin e kësaj substance.

“E kam shitur për të blerë kokainë. E shita për 7 mijë reis (diku rreth 2 mijë dollarë)”, kishte thënë Donziete për Globoesporte.

“Kur e shita dhe paratë erdhën, unë i shpenzova pothuajse të gjitha në kokainë. Sa më shumë para kisha, aq më shumë kokainë doja”, është shprehur ai.