Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë sot në mbrëmjen gala ”Më të mirët 2023” edhe trofeun e ”Topit të Artë” për femra.

Esmeralda Franja, Valentina Torka dhe Megi Doçi ishin futbollistet në garë për këtë trofe, me sulmuesen e Vllaznisë dhe Kombëtares së femrave që u shpall fituesja e këtij edicioni.

“Është kënaqësi për mua të jem mes më të mirëve, edhe të kombëtares që na gëzuan me kualifikimin në Europian. Patjetër që çdo çmim ka kënaqësinë e vet, duke falënderuar shoqet e ekipit të Vllaznisë, stafin teknik të ekipit.

Është shumë e vështirë të fitosh, konkurrosh e arrish majat. Për mua ka qenë e vështirë të rritesh në një fshat të Burrelit dhe të arrish ku jam sot. Per kete dua te falenderoj mbi te gjithe presidentin e Vllaznise Lazer Matija, ate te Federates Armand Duka qe eshte nje mbeshtetes i madh i futbollit te femrave dhe po ashut te gjitha shoqet e ekipit dhe çdo trajner qe ka kontribuar ne formimin tim.

Patjetër është shumë kënaqësi, që kam shumë medalje, trofe e “Këpucë të Arta”. Para një jave festova 700 gola në karrierë dhe është arsye më tepër për të shënuar më shumë”, tha Doçi në fjalët e saj.