Një sfidë e bukur që nis vrullshëm nga të dy skuadrat. Fillimisht është Tirana që kalon në avantazh me Jurgen Celhakën. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi e administron mirë lojën dhe pikërisht atëherë kur nuk pritej, është Mentor Mazrekaj që barazon rezultatin në 1-1 pas një gjuajtje nga goditja e dënimit.
Pjesa e dytë është më e ekuilibruar, megjithatë është Tirana ajo që arrin të shënojë sërish. Këtë radhë e majta e Marsel Ismajlgecit përfundon në rrjetën kurbinase. Edhe pse skuadra e Duros mundohet të reagojë, në fund 3 pikët i buzëqeshin kryeqytetasve.
Pas kësaj ndeshje, Tirana ngjitet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e dytë me 44 pikë pas fitores së Vllaznisë kundër Kastriotit.
Laçi – Tirana 1-2
Laçi: Sherri, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta, Mazrekaj, Harmon Trajner: Shpëtim Duro
Tirana: Lika, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Halili, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Seferi, Torassa Trajner: Orges Shehi
Gjyqtar: Olsid Ferataj